Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte u takua me kryeministrin Mickoski në Shkup

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të vizitës në Maqedoninë e Veriut u takua me kryeministrin Hristijan Mickoski, raporton Anadolu.

“Në frymën e aleancës dhe vlerave të përbashkëta, biseduam për sfidat aktuale të sigurisë, rolin e Aleancës në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, si dhe për kontributin e shtetit tonë në kuadër të mbrojtjes kolektive”, shkroi Mickoski në platformën amerikane të mediave sociale X në lidhje me takimin.

Mickoski tha se në takim riafirmoi përcaktimin e palëkundur të vendit për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me NATO-n dhe kontributin aktiv në sigurinë rajonale dhe globale.

“Takimi paraqet konfirmim të partneritetit të fortë dhe besimit të ndërsjellë, si dhe të vendosmërisë sonë për të vazhduar të veprojmë si aleat kredibil dhe i përgjegjshëm në kuadër të NATO-s”, deklaroi Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button