Sekretari i Jashtëm Britanik: Nuk ka siguri për Izraelin, nëse nuk ka siguri edhe për popullin palestinez

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, deklaroi se nuk do të ketë siguri dhe stabilitet afatgjatë për Izraelin në rast se njëjta gjë nuk vlen edhe për popullin palestinez, transmeton Alfax.
“Nuk do të ketë siguri dhe stabilitet afatgjatë për Izraelin, nëse nuk ka siguri, siguri dhe stabilitet afatgjatë për popullin palestinez. Dhe ju duhet të filloni të mendoni për të ardhmen… ju duhet të pikturoni një pamje të palestinezëve që jetojnë në paqe dhe stabilitet.Viktimat e civilëve në Gaza janë shumë të larta. Forcat izraelite duhet t’i përmbahen ligjit ndërkombëtar humanitar. Dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar është krejtësisht e papranueshme”, deklaroi Cameron, përcjell Alfax.



