Sejdiu: BDI e zvogëloi flamurin shqiptar

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu tha se, BDI e ka zvogëluar flamurin shqiptar që siç tha, kur të jetë me flamurin shtetëror, flamuri shqiptar duhet të jetë më i vogël për 1/3, përcjell TV21. Sjediu tha se disa deputetë të BDI-së, që janë gjeneratë më e re e mohojnë këtë fakt, por sipas tij, kjo është një çështje e rëndësishme po aq sa gjuha shqipe.

“BDI dhe kjo parti që sot trumbeton se aq shumë e don gjuhën shqipe, duhej të përkujdesej sa ishte në qeveri se ka pasur mundësi edhe për gjuhën shqipe edhe për flamurin që është temë e rëndësishme, që çështja e flamurit e bënë më të vogël se 1/3 e flamurit shtetëror dhe këtë e ka bërë BDI dhe nuk e përmendin. BDI e zvogëloi flamurin tonë. Disa deputetë të BDI-së nuk e kanë idenë se BDI e zvogëlon flamurin tonë kombëtar, dimensionet që çdo herë kur të jetë me flamurin maqedonas apo shtetërorë të jetë 1/3 më e vogël se ai”, tha Blerim Sejdiu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button