Sedat Bislimi premton transport pa pagesë për nxënësit e shkollave të Studeniçanit

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, ka premtuar transport pa pagesë për të gjithë nxënësit e komunës.
“Transporti pa pagesë për nxënësit, një hap i vogël për familjet, por i madh për të ardhmen tonë”, ka theksuar Bislimi, duke e cilësuar këtë si një masë konkrete që lehtëson barrën ekonomike të prindërve dhe nxit arsimin cilësor për fëmijët.



