Sedat Bislimi në Draçevicë: Ndryshimi i Studeniçanit nis nga çdo fshat e çdo familje

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, sot ka vizituar fshatin Draçevicë.
“Sot vizitova fshatin Draçevicë dhe u ndjeva jashtëzakonisht i lumtur nga pritja e ngrohtë që më bënë banorët. Bashkë biseduam për sfidat e përditshme dhe për nevojat që ka ky vend, por mbi të gjitha ndava me ta bindjen time se ndryshimi i Studeniçanit nis nga çdo fshat e çdo familje”, deklaroi Bislimi.
Ai theksoi se besimi i qytetarëve është motivim i madh për angazhimin e tij politik.
“Besimi dhe fjalët e tyre më japin forcë që të punoj edhe më shumë, sepse bashkë mund ta ndërtojmë një komunë më të zhvilluar, me infrastrukturë më të mirë, me mbështetje të denjë për bujqësinë dhe me më shumë mundësi për rininë tonë”, u shpreh Bislimi.
Në fund, kandidati i VLEN-it shprehu mirënjohje për mikpritjen e banorëve të fshatit.
“Faleminderit Draçevicës për zemrën e hapur dhe për mbështetjen. Ky udhëtim është i yni, dhe së bashku do ta bëjmë ndryshimin”, përfundoi ai.