Sedat Bislimi merr përkrahje nga kryeparlamentari Afrim Gashi për zhvillimin e komunës së Studeniçanit

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, ka zhvilluar një takim të veçantë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zotëri Afrim Gashi, ku diskutuan jo vetëm rreth aktiviteteve të Kuvendit, por edhe rrjedhës së fushatës zgjedhore.

Gjatë takimit, Bislimi prezantoi pjesë të Programit të VLEN-it për Komunën e Studeniçanit, duke përqendruar vëmendjen te ndërtimi i dy çerdheve të reja dhe një shkolle në pjesën tjetër të komunës. Ai gjithashtu paraqiti projekte konkrete për shkollat e vendbanimeve tjera, infrastrukturën rrugore, furnizimin me ujë të pijshëm, përkrahjen e rinisë dhe sportit, mbështetjen e pensionistëve, ekologjinë dhe transportin publik, si dhe shumë iniciativa të tjera në interes të qytetarëve.

Nga kryetari Gashi, Bislimi deklaroi se mori përkrahje maksimale për këto ide dhe projekte, të cilat, sipas tij, do të ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e fëmijëve dhe zhvillimin e komunës.

Në përfundim, kandidati i VLEN-it iu bëri thirrje qytetarëve: “Një zë për Studeniçanin! VLEN! Rretho numrin 7!”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button