Sedat Bislimi: Kjo është kontrata ime me qytetarët, këto janë 9 pika programore nga mandati im i parë në Komunën e Studenicanit

Kandidati për kryetar të Komunës së Studenicanit nga radhët e Koalicionit VLEN, Sedat Bislimi në tubimin qëndror në Studenican, para të pranishmëve ka përmendur nëntë pika programore.

Në vijim po ua përcjellim të gjitha:

1. Për ne uji i pijshëm është prioritet absolut. Do të ndërtojmë një sistem të ri furnizimi, me rezervuarë modernë dhe lidhje të reja për çdo lagje. Ky është projekti i jetës për çdo familje të komunës së Studeniçanit. Në fund të mandatit tonë kjo temë nuk do të diskutohet më.

2. Angazhimi ynë do të jetë që asnjë fshat të mos jetë pa rrugë të asfaltuar dhe asnjë lagje të mos mbetet pa kanalizim. Projektet e lëna përgjysmë do t’i përfundojmë dhe projektet e reja infrastrukturore do t’i realizojmë.

3. Çdo rrugë e errët do të ndriçohet, sepse nuk ka kuptim në këtë shekull të mungojë ndriçimi publik.

4. Do të investojmë në shkolla, në kabinete moderne dhe në kushte për mësim cilësor. Fëmijët tanë nuk do të mësojnë më në klasa të ftohta e objekte të rrënuara. Më në fund do të ndërtojmë pallat të kulturës për të gjithë si dhe çerdhe edhe për fëmijët tanë. Sepse nënat tona meritojnë mbështetje, kurse fëmijët tanë meritojnë kujdes.

5. Do të vendosim linja të rregullta të transportit publik me qytetin, që qytetari të mos ndjehet askund i izoluar. Gjithashtu do të organizojmë transport edhe për nxënësit e shkollave fillore që e kanë shkollën larg prej vendit ose lagjes ku jetojnë.

6. Do të bashkëpunojmë me institucionet qendrore për ta zgjidhur çështjen me ndotjen nga deponia Drislla, për ta kthyer ajrin tonë në ajër të pastër. Për këtë kemi zotim nga kryetari i ardhshëm i Qytetit të Shkupit dhe nga ministri i Mjedisit, zëvendëskryeministri i parë, z. Izet Mexhiti.

7. Për bujqit tanë do të krijojmë programe mbështetëse dhe qendra për këshillim bujqësor.

8. Për të rinjtë do të ndërtojmë një qendër rinore, por edhe terrene sportive, hapësira për kulturë dhe aktivitete edukative.

9. Do të kujdesemi edhe për të moshuarit, sepse ata janë peshorja me të cilët e matim moralin tonë. Do të krijojmë shoqata pensionistësh me hapësira për aktivitete e kujdes social.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button