Sedat Bislimi: Katastrofë në menaxhimin komunal, mjaft me zgjidhje të përkohshme dhe projekte të dështuara

Kandidati i VLEN-it, për kryetar të Studeniçanit, Sedat Bislimi, ka denoncuar sot me video shpërthimin e gypave të ujit në këtë komunë, duke bërë kështu që gjusma e fshatit të mbetet pa ujë të pijshëm.
“Katastrofë në menaxhimin komunal!
Në vend që të zgjidhë problemet e ujësjellësit, kryetari i komunës ka zgjedhur të mbulojë rrugët me asfalt, duke shpërthyer gypat e ujit. Sot gjysma e fshatit është pa ujë të pijshëm! Nxënësit nuk mund të shkojnë në shkollë, banorët nuk kanë me çfarë të bëjnë, ndërsa komuna vazhdon me improvizime të pamenduara dhe manipulime që e përkeqësojnë jetën e qytetarëve.
Mjaft me zgjidhje të përkohshme dhe me projekte të dështuara!
Do të fillojmë menjëherë me sanimin e plotë të infrastrukturës së ujësjellësit, duke i dhënë fund këtij abuzimi që po dëmton shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Banorët meritojnë ujë të pastër, rrugë funksionale dhe një komunë që mendon për interesin publik, jo për improvizim e manipulim”, ka shkruar Bislimi, transmeton alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button