Seancat e tre komisioneve kuvendore
Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për Financim dhe Buxhet, Komisioni Juridiko-ligjvënës dhe Komisioni për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet bashkësive.
Dy pika në rendin e ditës të Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe Komisionit juridiko-ligjvënës janë: Propozim/Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shpronësim, pas procedurës së shkurtuar dhe Propozim/ Ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, me flamur evropian.
Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do të diskutojnë për Raportin për realizimin e buxhetit gjyqësor për vitin 2023, Raportin vjetor për punën e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, Raportin vjetor për Puna e Prokurorive Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, Raporti vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë për vitin 2023.