Scholz: Gjermania do vazhdojë të furnizojë Izraelin me armë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha sot se Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë Izraelin duke vazhduar furnizimin e vendit me armë.

Në samitin e liderëve të BE-së, Scholz tha se Izraeli duhet t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar dhe se zgjidhja me dy shtete është qëllimi përfundimtar, raportoi Reuters.

“Është e qartë për mua se mbështetja e Izraelit do të thotë gjithashtu se ne vazhdimisht sigurojmë aftësinë mbrojtëse të Izraelit, për shembull duke furnizuar mallra ushtarake ose armë”, tha kancelari gjerman.

Ditët e fundit, liderë dhe organizata të shumta botërore kanë kërkuar ndalimin e shitjeve të armëve në Izrael.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button