Schmit sfidon Von der Leyen, zgjedhjet për PE, socialistët zgjedhin kryekandidatin

Partia Socialiste Evropiane, PES, zgjodhi Nicolas Schmit si kandidatin kryesor për zgjedhjet evropiane, gjatë një kongresi të mbajtur në Romë. Komisioneri për Punën dhe të Drejtat Sociale, nga Luksemburgu, u zotua se do të luftojë partitë populiste dhe autoritare.
“A kanë ata një projekt, përveç atij për të shkatërruar Evropën? Cilat janë zgjidhjet? Nuk ka. Ndërsa zgjidhjet e socialistëve janë të qarta: në duam një Evropë të fortë e të bashkuar, si dhe një Evropë me një ekonomi të fuqishme”, tha Nicolas Schmit, kandidat i PES-së.
Partia propozoi një pakt të rinovuar mes të Gjelbërve dhe Socialistëve. Por sondazhet parashikojnë se qendra e majtë do të marrë rreth 20 për qind të votave, duke mbajtur vendin e dytë në Parlamentin Evropian, pas PPE-së.

Nëse presidenca e Komisionit Evropian do të merret nga qendra e djathtë, kjo parti mund të luftojë për të marrë presidencën e Këshillit Evropian, që mbledh liderët e 27 vendeve anëtare të Bllokut…

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button