Scaloni ndryshon mendje, vazhdon në krye të Argjentinës

Lionel Scaloni do të jetë në krye të Argjentinës në Kupën e Amerikës që do të luhet në Shtetet e Bashkuara në qershor.

Një takim në selinë e Federatës Argjentinase të Futbollit mes kryetarit Claudio Tapia, dhe Scalonit, i ka dhënë fund pyetjeve rreth të ardhmes së trajnerit pas fitimit të Kupës së Amerikës dhe Kupës së Botës në Katar.

Trajneri argjentinas tha muajt e fundit se “është e vështirë të vazhdohet”, por pas javësh reflektimi ai ka vendosur të ndryshojë mendjen, transmeton Klankosova.tv.

Scaloni ka arritur të ndërtojë një skuadër që përtej aftësive teknike dhe taktike ka treguar unitet të rëndësishëm në momente të vështira si në Katar pas disfatës në ndeshjen hapëse ndaj Arabisë Saudite. Ai ka mundur të menaxhojë një grup në të cilin ka përzier përvojën me të rinjtë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button