SASHK: Rritni pagat në arsim menjëherë ose dalim në rrugë

Nëse deri në fund të këtij muaji nuk plotësohen kërkesat e SASHK-ut për harmonizimin e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm, thonë se do të aktivizojnë masat më radikale sindikaliste.

“Këshilli i SASHK-ut pranoi kërkesën e Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë për një periudhë shtesë për negociata prej një jave, pra deri në fund të shtatorit. Nëse edhe pas kësaj periudhe nuk arrihet një zgjidhje pozitive për anëtarët e SASHK-ut, gjegjësisht për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm, Këshilli i SASHK-ut do të miratojë Vendim për veprimtari të mëtutjeshme sindikaliste, duke mos i përjashtuar ato më radikalet”, thuhet në konkluzionet e Këshillit të SASHK-ut.

Gjithashtu shtohet se negociatat për lidhjen e marrëveshjeve të reja kolektive në arsimin fillor, të mesëm dhe profesional duhet të fillojnë menjëherë dhe të përmbyllin sa më shpejt.

“Këshilli i SSHK-ut thekson se negociatat mes LSM-së dhe MASH, gjegjësisht Qeverisë po zgjasin shumë dhe mendojnë se duhet të përfundojnë me një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që pajtimi i pagat mund të fillojnë me pagën e shtatorit”, thuhet në deklaratën e SASHK-ut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button