Samir Iseni: Bllacës do t’ia meremetojmë ambulancën dhe do të kenë mjek

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Publik në Shkup Samir Iseni, ka njoftuar se do të nisë iniciativë për rinovimin e ambulancës së fshatit Bllacë.
“Me datë 08.11.2024, së bashku me udhëheqësen e Poliklinikës Çair, Dr.Esran Abdullahu , vizituam objektin nën Shtepinë e Shëndetit në fshatin Bllacë. Ky objekt ka mbi 5 vite që është pa mjek dhe gjendja e tij është lënë anash, siç tregohet edhe në foto. Ky është një pasqyrë e qartë se shëndeti i qytetarëve ka qenë gjithmonë në fund të prioriteteve nga qeveria e kaluar.
Megjithatë, me VLEN situata do të jetë ndryshe! Si drejtor i zgjedhur nga VLENI, shëndeti i qytetarëve është një nga prioritetet e mia kryesore. Do të punoj pa u lodhur, që në të ardhmen e afërt, fshati Bllacë të ketë një mjek të përhershëm dhe kushte të nevojshme për shëndetin e qytetarëve.
Shëndeti i qytetarëve është prioritet, dhe do të angazhohem maksimalisht që ta realizoj këtë përmirësim për këtë komunitet”, shkruan Iseni.









