Saliu: Si VLEN kemi hartuar paketë për përfaqësimin e denjë të shqiptarëve

Deputetja e koalicionit VLEN nga radhët e Alternativës, Imërlije Saliu, në intervistë për Alsat tha se koalicioni VLEN ka hartuar paketë për të mbrojte dhe përfaqësuar interesat e shqiptarëve që në koordinimin me partnerin e koalicionit do ta realizojnë.
“Temat që janë bërë aktuale janë të rëndësishme dhe ne nuk lejojmë që të luhet me ndjenjat e popullit tanë me këto tema. Ne si koalicion VLEN jemi të vendosur që me partnerin tonë të koalicionit të hyjmë përmes një pakete që përfaqësojnë të drejtat e shqiptarëve në RMV. Në këtë paketë më lejoni të theksojë që kemi të bëjmë me çështjen e himnit, stemës, 20%, pra ne jemi të vendosur se diskutimi do të hapet për tërë elementet e kësaj pakete”, tha deputetja Imërlije Saliu.
Ajo shtoi tutje se tentimet për përçarje brenda koalicionit qeverisës janë të pabaza sepse ne i kemi marrë gjitha parasysh para se ta hapim këtë debat.
“Ne jemi në fazën që do të fillojmë bisedimet, prandaj nuk ka pasur prononcime për këtë çështje nga partneri ynë qeverisës. Kur flitet për çështjen e stemës apo për tërë paketën se ne jemi një partner serioz qeverisës dhe ne nuk do të hapnim këtë diskutim pa qenë të sigurt dhe i marrë parasysh gjithë çështje tjera që na prekin neve si shqiptarë”, përfundoi deputetja Saliu.