Saliu: Ligji i ri për pensionet sjell rritje lineare për të gjithë pensionistët

Në seancën e 94-të plenare të Kuvendit, që u mbajt sot, u miratuan ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor i cili paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së pensionistëve tanë, njoftoi deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu.

Sipas saj, ky është një vendim që prek drejtpërdrejt jetën e mbi 300 mijë qytetarëve dhe adreson një realitet që për vite me radhë ka mbetur në hije.

“Përmes këtij ligji, u sigurua rritja linerare e të gjitha llojeve të pensioneve për 1000 den duke garantuar më shumë dinjitet për ata që kanë ndërtuar këtë shoqëri.

Që nga fillimi i mandatit, premtuam se do të përmirësojmë cilësinë e jetesës së pensionistëve, dhe rezultatet tashmë janë konkrete:
✔️ Shtator 2024 – rritje prej 2.500 denarë
✔️ Mars 2025 – rritje prej 2.500 denarë
✔️ Tetor 2025 – rritje prej 1.000 denarë
✔️ Mars 2026 – rritje prej 1.000 denarë

Në total: rritje prej rreth 7.000 denarë”.

Nga rreth 330 mijë pensionistë në vend, mbi 150 mijë kanë qenë me pension minimal, dhe janë pikërisht ata që janë përballur më së shumti me çmimet e tregut dhe sfidat ekonomike.

Sot, situata ka ndryshuar ndjeshëm, thotë Saliu, sepse pensionet mesatare janë rritur nga 17.000 deri 19.000 denarë.

“Angazhimi jonë do të vazhdoj për më shumë drejtësi sociale, më shumë dinjitet dhe më shumë kujdes për çdo qytetar”, është shprehur Saliu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button