Sali: VLEN-it i konvenojnë zgjedhjet, por qytetarët duan zgjidhje!

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali në intervistën dhënë për “ZOOM” në TVM 2 ka thënë se qytetarëve ju duhet zgjidhje dhe për momentin siç tha ai, “nuk e shohim të arsyeshme që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”.

“Kjo sepse nëse e analizojmë mirë situatën politike dhe shohim gjithë faktorët politik brenda vendit, ndoshta VLEN-it i konvenon më shumë të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi në dy cikle zgjedhore e dëshmoi vetën si organ shumë serioz politik në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Ne besojmë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të kemi vetëm sukses pozitiv dhe ngritje në përkrahjen e qytetarëve dhe assesi rënie, por besojmë përsëri se qytetarëve u duhet zgjidhje për jetesë më të mirë, ligje në shërbim të tyre”, ka thënë Sali, duke shtuar se nuk ka nevojë reale për zgjedhje.

Kjo pasi siç thekson, viti zgjedhor është viti i stagnimit dhe vendit nuk i duhet ngecje në aspekt politik dhe ekonomik, por i duhet një qeveri stabile.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button