Sali takon drejtoreshën e EPI: Shoqëria civile kyçe për reformat dhe integrimin evropian

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi sot një takim pune me drejtoreshën e European Policy Institute – Skopje, Simonida Kacarska, dhe ekipin e këtij instituti.
Në takim u diskutua për projektin “WB Reform and Growth Monitor”, i cili synon të përmirësojë monitorimin e Agjendës Reformuese dhe të rrisë transparencën në procesin e integrimit evropian të vendit.
“Sot në Ministrinë për Çështje Evropiane zhvillova një takim pune me drejtoreshën e European Policy Institute – Skopje, Dr. Simonida Kacarska, dhe ekipin e EPI. Diskutuam për projektin ‘WB Reform and Growth Monitor’, i cili kontribuon në monitorimin më të mirë të Agjendës Reformuese dhe në rritjen e transparencës në procesin e integrimit evropian”, ka theksuar Sali.
Ai shtoi se bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile është thelbësor për avancimin e reformave dhe procesit eurointegrues të vendit.
“Besoj se bashkëpunimi i fortë me shoqërinë civile është thelbësor për zbatimin e suksesshëm të reformave dhe për avancimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Sali.



