Sali: Si politikanë jemi të obliguar që të mundësojmë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali në emisionin “Triling” në TV24 ka folur rreth problemeve të dhënies së provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Sali, ka komentuar se është e palogjikshme kur ti si shtet ke akredituar fakultetet, ke financuar të njëjtat për të njëjtit student dhe tash të mos i mundësosh dhënien e provimit në gjuhën në të cilën ata kanë studiuar.

“Ne i kemi 35 vite shtet. Dhe jemi përballur disa herë, shqiptarët si grup etnik me disa të drejta të munguara. Për këto të drejta është dashur të kalojnë dhjetëra vite për të arritur te rezultati final. Gjegjësisht deri te fitimi i asaj të drejte themelore që e kanë kërkuar. Vlerësoj se logjika duhet të vendoset para atyre pengesave juridike dhe administrative që pamundësojnë shfrytëzimin e ndonjë të drejte bazike që dikujt i takon. Ne, e lexojmë Kushtetutën! Unë do të përsërisë se vlerësoj se Kushtetuta lexohet në mënyra të ndryshme. Pasiqë, edhe Kushtetuta të jetë me ndonjë drejtim ndaj një ligji të caktuar dhe nëse ai ligj nuk ka qenë i definuar mirë për ta mbuluar këtë pjesë nga kërkesa e studentëve, mendoj se ne jemi të detyruar si politikan të gjejmë mënyrën se si ti dalim në ndihmë atyre studentëve. Pasi që ato janë qytetar të këtij shteti. Kanë studiuar këtu. Dhe kanë studiuar në fakultete ku ne i kemi akredituar, i kemi përkrahur dhe financuar si shtet. Dhe në fund të ditës nuk mund t’ia marrim të drejtën në cilën gjuhë ata do të drejtohen në momentin krucial të studimit të tyre”, deklaroi Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button