Sali: Pas 35 viteve shtet, ende flasim për përdorimin e gjuhës shqipe!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali në emisionin “Triling” në TV24 ka folur rreth situatave të palogjikshme sa i përket implementimit të gjuhës shqipe.

Sali, ka komentuar situata të palogjikshme rreth përdorimit të gjuhës shqipe. Ai mori si shembull, mënyrën se si është gjetur zgjidhje për mbishkrimet rrugore në rrugët lokale dhe magjistrale.

Nëse diku rruga është magjistrale, tabelat janë edhe në gjuhën shqipe, në rrugët lokale ku shqiptarët janë 20 % tabelat janë me mbishkrime edhe në gjuhën shqipe, aty ku nuk janë 20 %, tabelat janë vetëm në gjuhën maqedonase.

“Pas 35 viteve pavarësi të këtij shteti, a duhet ende të flasim a duhet dikush të jap provimin në këtë ose atë gjuhë? Mendoj, ajo tabelë në rrugën magjistrale a duhet të ketë mbishkrim në anglisht, maqedonisht, dhe a duhet edhe në gjuhën shqipe? Ose është rrugë lokale ku ka 20 përqind shqiptarë? Hyni nga kufiri i Kosovës për në Maqedoni do të përballeni me një situatë të paqartë. Keni tabelë ku shkruan Mirë se vini në Maqedoninë e Veriut, pastaj nëse ju lakoni për në Komunën Cucer Sandevë, atje shqiptarët nuk janë 20 përqind, mbishkrimi është vetëm në maqedonisht. Pastaj e vazhdoni rrugën për në Komunën Butel ku ka 20 përqind shqiptarë dhe atje mbishkrimi është edhe shqip. Mendoj se është e panevojshme të komplikohen aq shumë gjërat që janë të drejta bazike të qytetarëve”, deklaroi Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button