Sali nga Kievi: Zgjerimi i BE-së investim për paqe dhe stabilitet në Evropë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Kiev, zv/kryeministri i parë Bekim Sali mes tjerash ka zhvilluar takim me Ivanna Klympush-Tsintsadze, Kryetare e Komitetit për Integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
“Integrimi në Bashkimi Evropian mbetet një prioritet strategjik për të dy vendet tona. Diskutuam për përparimin e reformave dhe theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve kandidate në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftimin e Sali.
Ai ka shtuar se zgjerimi i BE-së përfaqëson një investim kyç në paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në Evropë.
Sipas tij, Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe vazhdon me vendosmëri rrugën e saj drejt integrimit të plotë evropian.



