Sali: Nga 41 pika-qëllime nga Agjenda Reformuese, 27 i kemi realizuar, presim rezultat deri në fund të muajit mars

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Top Tema në TV Telma.
Sali, duke komentuar raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, ka bërë me dije se raporti i ardhshëm do të jetë më i mirë. Pasi që shihet përkushtimi i Qeverisë në procesin eurointegrues.
Ai ka bërë me dije se janë duke punuar intenstivisht në Agjendën Reformuese.
Sipas tij, nga 41 pika-qëllime nga Agjenda Reformuese, 27 i kemi relizuar dhe presim rezultat deri në fund të muajit mars.
“ Sidomos në atë periudhë që është specifike për shkak të zgjedhjeve, të kthehem. Duke e pasur parasysh se ishin tre katër muaj parazgjedhje, periudhë e verës dhe kishte pengesa në punën e institucioneve. Për qëllim e kishim arritjen e 41 pikave-qëllimeve nga Agjenda Reformuese. Në Agjendën Reformuese kishim 41 pika. Gjegjësisht 41 hapa. 27 i realizuam dhe i dërguam deri me 15 janar. Dhe në afat prej 90 ditëve ajo bie deri në fund të muajit mars presim që ta fitojmë rezultatin e parë nga hapat e ndërmarrë. A jemi në rregull a do të duhen vërejtje shtesë që do të duhet të kthehemi për të shtuar dhe plotësuar ato ndryshime që i kemi vendosur”, theksoi Sali.



