Sali: Nëse ka rikonstruim të Qeverisë, pse të ketë zgjedhje të parakohshme?!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali në emisionin “Triling” në TV24 ka shuar shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Si qytetar do të mendoj. Nëse ka rikonstruim të qeverisë, pse të ketë zgjedhje të parakohshme? Me shumë gjasë do të ketë rikonstruim. Duke e pasur parasysh se në muajin maj plotësohen dy vite nga përfundimi i zgjedhjeve dhe përafërsisht dy vite nga funksionimi i qeverisë. Vlerësoj se periudha është e mjaftueshme për tu parë një revizion i funksionimit dhe realizimit të programit të qeverisë. Dhe atje ku mendojmë se ka nevojë për përforcim të ndonjë institucioni mendoj se mund të bëhet në muajin maj”, deklaroi Sali.



