Sali: Në SHBA vizitova fermerët dhe kapacitetet bujqësore

Deputeti Bekim Sali i cili po qëndron për vizitë në SHBA, pas vizitave zyrtare ka vizituar fermerët e këtij vendi.
Statusi i plotë i deputetit Sali:
Mes vizitave zyrtare, këtë fundjavë e shfrytëzova për të vizituar disa kapacitete bujqësore dhe për t’u njohur nga afër me sfidat dhe zgjidhjet që i hasin fermerët dhe prodhuesit me kapacitete të vogla në SHBA.
Ndalesa ime e parë ishte në fabrikën tradicionale familjare për prodhimin e shurupit të panjës “Wyckoff”, në pronësi të Tom Wyckoff dhe djalit të tij, Jordan Wyckoff.
Gjithashtu, vizitova edhe fermën “Westfarm”, ku u pritëm nga menaxherja Amy Kelly, e cila na informoi më nga afër për funksionimin dhe organizimin e fermave familjare dhe të vogla në nivel shtetëror.




