Sali: Në mandatin qeverisës do ta ndërtojmë Qendrën Klinike Universitare

Kandidati i dytë me radhë për deputet i koalicionit VLEN në Zonën Zgjedhore 1, Bekim Sali, deklaroi se projektin që kishte filluar derisa ishte ministër i Shëndetësisë, për ndërtimin e Qendrës Klinike Universitare, do ta fillojnë dhe përfundojnë në mandatin qeverisës, pjesë e së cilës do të jet edhe koalicioni VLEN.

“Qeveria e ardhshme në të cilën pjesë do të merr edhe koalicioni VLEN, do të bëjë ristrukturimin e shpenzimeve publike, ashtu që buxheti i RMV-së do të përqëndrohet pikërisht në politikat zhvillimore, rritjen e investimeve kapitale në mesatare prej 14% në nivel vjetor ku deri në 3% do të investohen në arsim, hulumtim dhe zhvillim. Në kohën sa isha ministër i Shëndetësisë kishim filluar një projekt dhe atë ka ardhur koha që ta realizojmë, flaja është për ndërtimin e Qendrës Klinike Universitare, jashtë spitaleve rajonale në gjithë vendin”, deklaroi Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button