Sali: Mirënjohës për kontributin e madh të Lulzim Aliut si zv/ministër i Arsimit

Zv/kryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, njëherësh kryetar i Alternativës, Bekim Sali, e ka falënderuar zv/ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, për angazhimin dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm, si dhe për përfaqësimin dinjitoz që ka bërë. Reagimi i Salit vjen pas dorëheqjes që Aliu dorëzoi sot nga posti i zv/ministrit.

“Shpreh mirënjohje për profesorin Lulzim Aliu, i cili, si zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, gjatë mandatit të tij, ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në realizimin dhe avancimin e një sërë projektesh me karakter kombëtar, projekte që kanë lënë gjurmë konkrete në zhvillimin e arsimit, forcimin e identitetit kulturor dhe krijimin e perspektivës për brezat e rinj”, ka shkruar Sali.

Në reagimin e tij ai shton se, profesori Lulzim Aliu mbetet një shtyllë e rëndësishme e Alternatives dhe VLEN-it, duke dhënë kontribut aktiv dhe të pandërprerë në hartimin e politikave serioze dhe reformuese që i japin drejtim të qartë arsimit dhe interesit publik.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button