Sali me urim për Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Përkushtim për barazi dhe përfshirje

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve, duke shprehur respekt dhe vlerësim për komunitetin rom dhe rolin e tij në shoqëri.

Në mesazhin e tij, Sali theksoi rëndësinë e njohjes së kontributit të këtij komuniteti, si dhe nevojën për ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

“Në këtë ditë të veçantë, shprehim respektin dhe vlerësimin tonë për komunitetin rom, kulturën, historinë dhe kontributin e tij në shoqërinë tonë. Të përkushtuar për barazi, përfshirje dhe një të ardhme evropiane për të gjithë”, thuhet në urimin e tij.

Ai riafirmoi angazhimin institucional për avancimin e barazisë dhe përfshirjes së komunitetit rom në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button