Sali: Koncerti i Ansamblit Nacional na rikujtoi krenarinë dhe traditën shqiptare

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Alternativës, Bekim Sali, ishte i pranishëm mbrëmjen e së enjtes në koncertin festiv të organizuar nga “Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV”, mbajtur në Pallatin e Kulturës në Tetovë, me rastin e festave të nëntorit.

Në reagimin e tij, Sali vlerësoi programin artistik të pasuruar me këngë e valle tradicionale, duke theksuar se aktiviteti solli emocione të fuqishme dhe rikujtoi rrënjët, traditën dhe krenarinë shqiptare.
Ai shprehu falënderim të veçantë për artistët, duke vlerësuar energjinë dhe profesionalizmin e tyre që, siç tha, e bënë mbrëmjen “të paharrueshme”.



