Sali: Jemi duke punuar me intensitet të përshpejtuar në Agjendën e Integrimit Evropian!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali në emisionin “Triling” në TV24 ka folur rreth Agjendës së integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Unë vlerësoj se BE agjenda edhe nga ana e jonë, por edhe nga ana e Brukselit është e përshpejtuar. Ne jemi duke e parë intensitetin e punës së institucioneve tona që e kanë si temë adaptimin dhe ndryshimin e ligjeve që janë drejtë procesit të integrimit. Të njëjtën e pash edhe në Bruksel. Secila deklaratë e faktorëve të atjeshëm është në drejtimin e përkrahjes maksimale për integrimin edhe të shtetit tonë. Megjithatë, edhe për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button