Sali: Artan Grubi njëherë ka thënë se asgjë nuk ka bërë pa u konsultuar me partinë, tash është shansi i mirë të hapet kjo kuti e zezë e BDI-së!

Në emisionin 1+1 në RTVM 2, i pyetur rreth burgosjes së Artan Grubit, zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka bërë me dije se ai njëherë ka thënë se asgjë nuk ka bërë pa u konsultuar me dikë brenda në parti.

“Unë vlerësoj se Artan Grubi e ka kuptuar se BDI nuk vjen në Qeveri për ta mbrojt. Dhe e ka kuptuar se ka qenë i vetmi sakrifikues për gjithë atë veprim të cilin e ka pas në periudhën derisa ka qenë në Qeveri dhe në postin kyç të Qeverisë. Natyrisht, duke mos dashur që ta mbajë barrën e përgjegjësisë vetëm vet. Presim që së shpejti Artan Grubi të jetë ajo kutia e zezë e BDI-së në të cilën mund të dalin edhe shumë emra tjerë të tjerë. Të cilët, natyrisht, nëse ju kujtohet në një rast, Artani patë thënë se nuk ka vepruar asnjëherë kokë më vete, por ka vepruar në bazë të konsultimeve apo sugjerimeve të cilat i ka marrë nga dikush brenda partisë. Kështu që presim të jetë një periudhë interesante për opinionin. Dhe uroj që rasti i tij të zbardhet sa më shpejtë. Dhe kjo të jetë një shkollë për të gjithë ata të cilët pretendojnë të janë pjesë e qeverisjes”, deklaroi Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button