Safije Sadiku Shahini: Këto janë projektet që Ministria e Sportit përkrah në komunat shqiptare

Gjatë ditës së sotit kaloi vendimi në Qeveri për projektet e Ministrisë së Sportit ndaj komunave shqiptare, informoi zëvendës ministrja e sportit, Safije Sadiku Shahini.

Në vijim njoftimi i plotë:
Sot në Qeveri kaloi vendimi për mbështetje finansiare për njësitë e vetëqeverisjes lokale për projekte infrastrukturore nën kompetenca të Ministrisë së Sportit.
Me këtë vendim u miratuan shumë projekte për të cilat kanë aplikuar komunat, ndër të cilat janë:
✅ Projekte në komunat me shumicë shqiptare:
Ministria e Sportit – Investime të Reja për Sportin në Gostivar, Bogovinë, Zhelinë dhe Butel!
Me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe krijimit të mundësive më të mira për komunitetet lokale, kemi filluar projekte të rëndësishme:
🏀 Gostivar:
* Ndërtimi i një këndi lojërash për fëmijë pranë amfiteatrit.
* Vendosja e një shtrese elastike në fushat e lojërave në lagjen Maleardi dhe bregun e lumit Vardar.
* Ndërtimi i një fushe basketbolli dhe këndi lojërash për fëmijë pranë GETRO-së.
🏟️ Bogovinë:
* Rikonstruimi i objektit ekzistues për sporte të shumëfishta në Zherovjan.
⚽ Zhelinë:
* Rikonstruksioni dhe rregullimi i fushës sportive në Rogle.
🎾 Butel:
* Rikonstruimi i fushës multifunksionale në rrugën Betovenova.
✅ Këto projekte janë pjesë e planit të Ministrisë së Sportit për vitin 2025, me qëllim për t’i sjellë sportet dhe aktivitetet rekreative më afër qytetarëve tanë.
Së bashku ndërtojmë një të ardhme sportive më të ndritshme për të gjithë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button