Safije Sadiki nderohet nga Klubi i Shahut ‘Shkupi’: Kjo mirënjohje është motivim për të vazhduar përkrahjen time

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki, është nderuar me një mirënjohje nga Klubi i Shahut Shkupi, në një takim të zhvilluar sot me kryetarin e këtij klubi, z. Ramiz Dema.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me Kryetarin e Klubit të Shahut Shkupi, z. Ramiz Dema,” shkroi Sadiki në një status publik, duke shtuar se “isha e nderuar që mora një mirënjohje, e cila për mua është motivim për të vazhduar përkrahjen e aktiviteteve sportive dhe kulturore në vend.”

Ajo falënderoi klubin për këtë vlerësim, duke e cilësuar si “të çmuar” dhe një sinjal pozitiv për angazhimin institucional në mbështetjen e sportit dhe kulturës.

Mirënjohja ndaj Sadikit vjen si shenjë e vlerësimit për angazhimin e saj të vazhdueshëm në promovimin e sportit të shahut dhe përkrahjen e iniciativave që forcojnë kulturën dhe aktivitetet komunitare në vend.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button