Safije Sadiki: Mosmiratimi i ligjit të kazinove, BDI e dëshpëruar

Deputetja e Alternativa-s, Safije Sadiki Shaini ka reaguar pasi nuk u arrit shumica në Kuvend dhe kështu u pamundësua miratimi i ligjit të kazinove.

Sipas saj, fakti që shumica nuk mund të sigurojë shumicë në Kuvend për miratimin e ligjeve, dëshmon se në zgjedhjet e 8 majit do të shkojë në opozitë.

“Arbër Ademi, si duket i dëshpëruar që nuk do i ecë zari në lojërat e kazinove, ka nisur të ketë problem edhe me numrat.
Gjithë ditën e lume pohon se shumica i ka 64 deputetë, e pastaj qahet se opozita nuk ia mbështet ligjin e kazinove.
Ne e dimë se tashmë e kanë makth koalicionin VLEN, andaj edhe kur bie shi duan ta fajësojnë, por për këtë nuk mund t’u ndihmojmë.
Mbasi fajin e ka opozita që ata nuk kanë shumicë, kjo është shenjë se afati i tyre ka skaduar. Në maj vjen shumica e re”, ka shkruan deputetja Shaini në Facebook. /Alfax.mk/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button