Sadiku dhe drejtori i QMK-së koordinojnë nga terreni shuarjen e zjarrit në Sllupçan

Kandidati i VLEN-it, për komunën e Likovës, Nexhmedin Sadiku, ka njoftuar se së bashku me drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza, z. Muhamed Ali, nga terreni kanë koordinuar përpjekjet për të shuar zjarrin që shpërtheu në pyllin me pisha mbi fhsatin Sllupçan.
“Bashkë me drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza, z. Muhamed Ali, koordinuam nga terreni përpjekjet për të shuar zjarrin që shpërtheu në pyllin me pisha mbi fshatin Sllupçan.
Zjarri është lokalizuar plotësisht dhe është vënë nën kontroll, ndërsa aktualisht po punohet për shuarjen e plotë të tij.
Falënderoj institucionet për reagimin e shpejtë dhe banorët të cilët u kyçën vullnetarisht për ndihmë.
Në këtë rast, përsëris përkushtimin tim për themelimin e Njësitit të Zjarrfikësve dhe Shtabin Emergjent për Komunën e Likovës. Duhet t’i forcojmë kapacitetet e komunës që qytetarët dhe pronat të mos ngelen në mëshirë të fatit!”, ka deklaruar Sadiku.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button