Ruskovska : Nuk u habita për shkarkimin, po dal në pension

Tashmë ish-prokurorja publike dhe ish-drejtuesja e Prokurorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovska thotë për “360 gradë” se vendimi i sotëm i Këshillit të Prokurorëve Publik për shkarkimin e saj ishte i pritshëm. Ruskovska, e cila sot në seancën e Këshillit të Prokurorëve njëzëri u shkarkua nga pozita e prokurores publike për shkak të bastisjes në Drejtorinë e Policisë Financiare verën e kaluar, tha se “një vendim të tillë e kam pritur edhe kur Komisioni Disiplinor nuk e ka pranuar profesorin (Gordan) Kallajxhiev  për dëshmitar dhe një vendim të tillë e kam pritur nga Këshilli i Prokurorëve Publikë”.

E pyetur nëse në gjithë rastin që është iniciuar kundër saj dhe dy kolegëve të saj, të iniciuar nga kryeprokurori t Lubomir Joveski, “është e përfshirë politika”, Ruskovska na përgjigjet shkurt:

“Politikanët duhet të thonë nëse është vendim politik”, ka thënë Ruskovska.

“Është e zhgënjyeese që shumë nga rastet që janë nisur në kohën kur unë isha në krye të asaj Prokurorie (për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit) janë ende të pazgjidhura”, shtoi Ruskovska.

“Unë po planifikoj të aplikoj për pension. Nuk kam dashur ta lehtësoj punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë më herët”, deklaroi Ruskovska pasi vitin e kaluar i plotësoi kushtet për pension , por e shtyu largimin e saj nga detyra e prokurorit.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button