Rusia: Sulmi i njëanshëm, agresiv dhe i paprovokuar i SHBA-së pësoi disfatë shkatërruese

Rusia tha të mërkurën se qasja e një “sulmi njëanshëm, agresiv dhe të paprovokuar” kundër Iranit pësoi një “disfatë shkatërruese” pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi një armëpushim dyjavor midis Washingtonit dhe Teheranit, transmeton Anadolu.

“Të gjitha deklaratat që u bënë rreth … të qenit më agresiv, të qenit më ofendues, të shkruarit më shumë në mediat sociale dhe ‘fitores’ – është shumë afër. Edhe një herë, ky qëndrim ka pësuar një disfatë shkatërruese. Kështu ka pësuar edhe qasja e një sulmi të tillë të njëanshëm, agresiv dhe të paprovokuar”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në një intervistë për Sputnik Radio.

Zakharova tha më tej se që nga fillimi Rusia ka deklaruar domosdoshmërinë e ndalimit të menjëhershëm të “agresionit” kundër Iranit dhe fillimit të një “zgjidhjeje të vërtetë politike dhe diplomatike”, si dhe mungesën e një zgjidhjeje ushtarake për situatën.

Trump njoftoi të martën se ai pranoi “të pezullojë bombardimet dhe sulmin ndaj Iranit për një periudhë dy-javore”.

Tensionet rajonale u përshkallëzuan që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.340 njerëz, përfshirë ish-udhëheqësin suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Irani u kundërpërgjigj me sulme me dronë dhe raketa që shënjestruan Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehonin asete ushtarake amerikane. Ai gjithashtu kufizoi lëvizjen e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button