Rusia: Nuk e dorëzojmë Assadin në Gjykatën e Hagës!

I pyetur nëse Rusia do ta dorëzonte Assadin për gjykim, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha për NBC News se Rusia nuk është palë në konventën që themeloi Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Moska e ka mbështetur Sirinë që në ditët e para të Luftës së Ftohtë, duke njohur pavarësinë e saj në vitin 1944 ndërsa Damasku kërkonte të përmbyste sundimin kolonial francez. Perëndimi e pa Sirinë si një satelit sovjetik. Të martën, Mohamed al-Bashir njoftoi se ai po merrte administrimin e vendit si kryeministër i përkohshëm me mbështetjen e ish-rebelëve që rrëzuan Asadin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button