Rusia mirëpret marrëveshjen për pauzë humanitare në Gaza

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se mirëpresin pozitivisht marrëveshjen që do sigurojë pauzë humanitare për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Peskov vlerësoi marrëveshjen e arritur për të dhënë pauzë humanitare ndaj konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. “Këtë e mirëpresim pozitivisht. Ky është lajmi i parë i mirë që vjen nga Gaza pas një kohe të gjatë”, tha Peskov duke shtuar se janë të kënaqur nga marrëveshja.

Ai tërhoqi vëmendjen se Rusia me disa vende kanë bërë më parë thirrje për pauzë humanitare ndaj konfliktit. “Vetëm në bazë të pauzave të tilla mund të përcaktohen linjat e iniciativave të ardhshme për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme ndaj problemit në fjalë”, tha Peskov.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova vuri në dukje rëndësinë e marrëveshjes. “Ky është një vendim shumë i rëndësishëm i cili jep shpresë se ulja e tensioneve mund të jetë i mundur”, tha ajo.

Duke nënvizuar se kjo marrëveshje nuk duhet të prishet, Zakharova tha se Katari ka treguar përpjekje “të veçanta” për sigurimin e marrëveshjes.

Ministria e Jashtme e Katarit në një deklaratë në orët e mëngjesit njoftoi se është arritur marrëveshje për pauzë humanitare të konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit dhe se brenda 24 orëve do të shpallet se kur do të hyjë në fuqi kjo pauzë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button