Rusia mirëpret disa pjesë të planit të ri amerikan për paqen në Ukrainë

Rusia ka parë kopjen më të fundit të një drafti të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe i sheh disa prej pikave të tij pozitivisht, por dëshiron një diskutim për pjesët e tjera, ka njoftuar Kremlini të mërkurën, raporton Agence France-Presse (AFP).

Në komentet për televizionin shtetëror rus, ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, ka thënë se drafti i ri kërkonte “analizë vërtetë serioze” dhe se Rusia ende nuk e kishte diskutuar atë me askënd.

Plani nuk është publikuar ende.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se drafti i ri ishte një version “i përmirësuar” i një plani të mëparshëm prej 28 pikash që Kievi dhe Evropa e kishin refuzuar, dhe se ai po dërgonte zyrtarë për t’u takuar me të dyja palët me shpresën e finalizimit të tij.

“Disa aspekte mund të shihen pozitivisht, por shumë prej tyre kërkojnë diskutime të veçanta midis ekspertëve”, ka thënë Ushakov.

Plani origjinal, i kritikuar gjerësisht në Evropë si i ka kushtuar vëmendje kërkesave të Moskës, parashihte që Ukraina të tërhiqej nga rajoni i saj lindor i Donetskut dhe SHBA-ja të njihte de facto rajonet e Donetskut, Krimesë dhe Luhanskut si ruse”,

Ukraina ka thënë më vonë se kishte arritur një “mirëkuptim” me SHBA-në dhe se të dy palët kishin hequr dorë nga disa nga pikat me të cilat Kievi nuk ishte dakord pas bisedimeve në Gjenevë.

Nuk është e qartë se cilat pika janë hequr dhe cilat kanë mbetur teksa dallim të thella mbeten në pozicionet negociuese të Rusisë dhe Ukrainës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button