Rusia goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë i shkallës Rihter goditi sot Oqeanin Paqësor pranë bregut të Kamçatkës në lindje të largët të Rusisë, njoftoi shërbimi gjeofizik i Akademisë së Shkencave Ruse.
Shërbimi tha se epiqendra e tërmetit ishte në Oqeanin Paqësor pranë bregut lindor të Kamchatka, në një thellësi prej 127 kilometrash.
Askush nuk u lëndua dhe nuk u shkaktuan dëme.
Rreziku i një cunami nuk është deklaruar, njoftoi agjencia RIA Novosti.