Rusia dhe Bjellorusia në listën e shteteve që financojnë trafikimin me qenie njerëzore

Rusia dhe Bjellorusia, së bashku me Korenë e Veriut, Turkmenistanin dhe Sirinë, janë në listën e 13 vendeve, qeveritë e të cilave financojnë trafikimin e qenieve njerëzore, sipas raportit të fundit të vitit 2024 për trafikimin e personave.

Raporti u prezantua nga Sekretari i Shtetit Amerikan Anthony Blinken.

-Instrumentet dixhitale kanë rritur shtrirjen, madhësinë dhe shpejtësinë e trafikimit të qenieve njerëzore. (Trafikantët) përdorin platforma online për të shitur përmbajtje të paligjshme seksuale. Ata përdorin mesazhe të koduara dhe monedha dixhitale për të shmangur zbulimin, tha Blinken.

Sipas vlerësimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, në vitin 2021 27.6 milionë njerëz në mbarë botën ishin subjekt i punës së detyruar, ose 2.7 milionë më shumë krahasuar me vitin 2016. Nga ata 27.6 milionë, 6.3 milionë njerëz ishin subjekt i shfrytëzimit seksual të detyruar komercial dhe 3.9 milionë iu nënshtruan punës së detyruar të imponuar nga shteti.

Blinken vuri në dukje se përdorimi i mjeteve në internet i ka ndihmuar trafikantët të zgjerojnë shtrirjen e tyre.

“Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem që asnjë vend nuk mund ta zgjidhë i vetëm”, shtoi Blinken.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button