Rusi, 4 të vdekur pasi një autobus pasagjerësh bie në lumë

Të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi një autobus pasagjerësh ka rënë në lumë në qytetin rus St. Petersburgu, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia e lajmeve ruse TASS, në autobus ishin rreth 20 persona, prej të cilëve katër kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në vendin e aksidentit. Të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth.

Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë njoftoi se nuk dihet shkaku i aksidentit dhe se ka nisur hetimi mbi incidentin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button