Rubio: SHBA e kundërshton me forcë planin e Macronit për të njohur një shtet palestinez

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka reaguar me tone të ashpra ndaj planit të presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), Rubio tha se “Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë me forcë planin e Emmanuel Macron për të njohur një shtet palestinez në OKB.”

Ai e cilësoi këtë hap si “një vendim të pamatur”, duke shtuar se “i shërben vetëm propagandës së Hamasit dhe e kthen mbrapa procesin e paqes.”

Rubio theksoi gjithashtu se një vendim i tillë “është një shuplakë në fytyrë për viktimat e 7 Tetorit”, duke iu referuar sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit në atë datë.

Deklarata e Rubio-s vjen në një klimë të tensionuar diplomatike, ku po shtohen thirrjet ndërkombëtare për njohjen e shtetit palestinez, ndërsa administrata amerikane vazhdon ta kundërshtojë këtë hap jashtë një “procesi të negociuar” me Izraelin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button