Rrokulliset një autobus në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

Një autobus i kompanisë Flixbus u përmbys në autostradën A19 në Gjermaninë Veriore, duke shkaktuar plagosjen e 20 pasagjerëve.

Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje kritike dhe mbeti i bllokuar për rreth dy orë. Në momentin e aksidentit, autobusi po udhëtonte nga Kopenhaga drejt Vjenës me gjithsej 55 persona në bord.

Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit Robel në drejtim të Berlinit. Autobusi doli fillimisht nga rruga në të djathtë dhe më pas u përmbys. Shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura.

Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e urgjencës, zjarrfikësit dhe një helikopter shpëtimi. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button