Rrjeti social i Trumpit synon ta blejë firmën për tregtim të kriptovalutave

Kompania e mediave online të Donald Trumpit, Truth Social, është në bisedime për të blerë firmën e tregtimit të kriptovalutave Bakkt, ka raportuar Financial Times.

Aksionet e Bakkt janë rritur për gati 66 për qind në trgtim pasditen e së hënës, derisa në rritje ka ndikuar edhe fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale.

Një marrëveshje e tillë do të ndihmonte në konsolidimin e përfshirjes së Trumpit në një industri që ai e kishte mbrojtur gjatë fushatës.

Trump ka nisur gjithashtu një sipërmarrje të re kripto, World Liberty Financial.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button