Rrjedh afati prej 20 ditëve për formimin e Qeverisë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dje e mori mandatin për përbërje të qeverisë nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me çka edhe zyrtarisht filloi të rrjedhë afati për formimin e saj.
“Gjatë konstituimit të Kuvendit kryetari i Kuvendit u zgjodh me 76 vota ‘për’. Ky rezultat dhe negociatat që janë në rrjedhë më japin të drejtë, në mënyrë të bazuar të konsideroj se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka mundësi serioze të formojë qeveri, përkatësosht të fitojë 61 vota për programin e tij dhe përbërjen e qeverisë. Prandaj kam nderin dhe kënaqësinë me siguri të besoj se hapi që po e ndërmarr, besimi i mandatit për përbërje të qeverisë Mickoskit është hapi i vërtetë dhe i drejtë politik”, deklaroi presidentja SIljanovska Davkova.
Në fjalimin pas pranimit të mandatit Mickoski paralajmëroi se së shpejti do të formohet qeveria e re reformuese me qëllimin thelemor – të merret me reformat, t’i lëvizë propceset përpara, në mënyrë që, siç tha, të mos fundosemi si shoqëri në moçalin politik të zënkave ndërpolitike, por ta zhvillojmë shtetin tonë.
Ai nuk dëshiroi t’i zbulojë emrat e ministrave të ardhshëm, duke theksuar se me marrjen e mandatit fillojnë konsultimet brendapartiake dhe brenda koalicionit për propozimet për anëtarë të Qeverisë. Pritjet e tij janë se qeveria e re do të formohet para afatit.
Mickoski ka paralajmëruar se koalicioni qeverisës do të ketë më shumë se 80 deputetë.
Në pajtim me dispozitat kushtetuese, mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit Kuvendit i parashtron program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë. Kuvendi e zgjedhë Qeverinë me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, përkatësisht me mbështetje prej së paku 61 vota në Parlamentin 120 anëtarësh.



