Rritje e pensioneve – Bekim Sali: Kujdesi për të moshuarit është obligim moral

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka njoftuar sot përmes një statusi në rrjetet sociale se Kuvendi ka miratuar ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, që do të sjellin rritje prej 2000 denarësh në pensionet e qytetarëve.
“Ky është një hap konkret drejt përmirësimit të jetës së pensionistëve tanë dhe garantimit të dinjitetit që ata e meritojnë”, ka theksuar Sali.
Ai shtoi se kujdesi për qytetarët më të moshuar nuk është vetëm një detyrë institucionale, por edhe një obligim moral dhe shoqëror.
Vendimi vjen si pjesë e përpjekjeve të koalicionit VLEN për përmirësimin e standardit jetësor të kategorive më të ndjeshme të shoqërisë.