Rritja e pagave në UKM – reagojnë pesë Universitete

Pesë universitete shtetërore kanë reaguar ndaj rritjes së pagave të profesorëve në universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Në një reagim me shkrim nga disa universitete në nivel shteti, thuhet se është e padrejtë që të ketë rritje pagash vetëm në një universitet, ndërsa të anashkalohen të tjerat që poashtu kanë patur të njëjtat kërkesa. Në letrën dërguar mediave janë nënshkruar:

  • Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup
  • Universiteti i Tetovës
  • Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip
  • Universiteti “Shën Kliment Ohridski” – Manastir
  • Universiteti i informatikës “Shën Apostol Pavle” – Ohër

“Në të vërtetë, nisma e nënshkrimit të Marrëveshjeve Kolektive ka filluar, gjegjësisht Propozim-teksti i Marrëveshjeve Kolektive prej të gjitha universiteteve publike është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut shumë më herët para shpalljes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, prandaj si përfaqësues të sindikatave konsiderojmë se padrejtësisht dhe jo me fajin tonë të njëjtat nuk janë nënshkruar me themeluesin, Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për këto shkaqe kërkojmë që më së voni deri më 08.03.2024 të kryhet procedura dhe të fillohet me nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive me secilin universitet në vete. Njëkohësisht, theksojmë se me mosnënshkrimin e Marrëveshjeve Kolektive të punësuarit e universiteteve të tjera publike vihen në pozitë të pabarabartë në raport me të drejtën, në veçanti në fushën e pagave dhe përfitimeve. Për këtë konsiderojmë se padrejtësisht jemi diskriminuar.

I bëjmë thirrje Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi në Republikën e Maqedonisë së Veriut që në mënyrë aktive të përfshihet në zgjidhjen e këtij problemi, sepse në këtë mënyrë shkelen themelet e vlerave thelbësore dhe parimet kushtetuese për barazi dhe mosdiskriminim të qytetarëve.

Kërkojmë në një kohë sa më të shkurtër të pranohemi në takim te kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zotëri Talat Xhaferi, ashtu që ta njoftojmë me gjendjen tonë.

Përderisa kërkesat tona të ligjshme nuk respektohen, atëherë si sindikata të pesë universiteteve publike, do të detyrohemi të sillemi sipas parimeve të organizimit sindikalist, përmes ndërmarrjes së të gjitha mjeteve ligjore që kemi në dispozicion, duke e përfshirë në fund të fundit edhe protestën publike” – thuhet në reagim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button