Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihet çfarë do të ndërmerr qeveria!

Qeveria është në pritje të raportit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut (IShT) që do t’i referohet kontrolleve të bëra tek distributorët, furnitorët, prodhuesit dhe tregtarët dhe nesër ose të hënën do të informojë për masat që do të ndërmerren në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe për të cilat qytetarët po organizojnë bojkot të zinxhirëve më të mëdhenj të marketeve.

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, thotë se e drejta e qytetarëve për të bojkotuar marketet është legjitime dhe e kupton.

“Ne jemi të gatshëm dhe do të marrim të gjitha masat që kemi për të parandaluar këto situata të sikletshme”, tha Durmishi në konferencën e sotme për media ku dha vetëm përgjigje të shkurtra me pretekstin se nuk donte të devijonte nga tema për të cilën thirret.

I pyetur se cili është mekanizmi në lidhje me bojkotin që paralajmërohet për nesër dhe nëse është vetëm për të dhënë mbështetje apo do të merret vendimi për ngrirjen e çmimeve, Durmishi tha se nesër do të raportojnë për gjithçka ka ndodhur në dy-tre javët e fundit dhe se mënyra spekulative e krijimit të të ardhurave të mëdha në kurrizin e qytetarëve nuk do të tolerohet.

“Kontrollet e distributorëve, furnitorëve, prodhuesve dhe tregtarëve po rrjedhin. Mbikëqyrja kryhet në të gjithë procesin, kontrollohet edhe sa është marzhi i vendosur nga tregtarët për një periudhë gjashtëmujore, nëse ka pasur manipulime dhe në bazë të atij raporti nga Inspektorati ne si qeveri do të marrim masat e duhura”, tha Durmishi duke shtuar se edhe IShT do t’i bëjë publike të dhënat.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button