Rritet në 43.972 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Është rritur në 43.972 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ndau informacionet e fundit lidhur me viktimat në gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 410 ditësh në Rripin e Gazës.
Në “3 masakra” që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 50 palestinezë ndërsa 110 të tjerë janë plagosur.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 43.972 ndërsa i të plagosurve në 104.008.
Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.